Neni 14 - Pjesëmarrja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive

1. Autoriteti kontraktues, para se t’i ftojë ofertuesit në fazat përzgjedhëse, duhet t’i lejojë ata të formojnë bashkime të përkohshme shoqërish. Përveçse kur në dokumentet e parakualifikimit parashikohet ndryshe, të dhënat e kërkuara për anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive, për kualifikimet e tyre, në përputhje me parashikimet e këtij neni, duhet t’i referohen bashkimit të përkohshëm të shoqërisë, në tërësi dhe anëtarëve të tij, në veçanti.
2. Secili anëtar i bashkimit të përkohshëm të shoqërisë mund të marrë pjesë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, vetëm në një bashkim të përkohshëm shoqërish në të njëjtën kohë.
Shkelja e kësaj dispozite sjell skualifikimin e bashkimit të përkohshëm të shoqërisë dhe të anëtarit të këtij bashkimi shoqërish.