Neni 8 - Statusi i titullarit

1. Titullari i QKR-së emërohet nga ministri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Titullari i QKR-së duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të parashikuara në nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, të ketë arsim të lartë në shkencat juridike apo ekonomike dhe përvojë në fushën e këtij ligji.
3. Titullari i QKR-së lirohet nga detyra për shkaqet dhe sipas procedurave të parashikuara në nenin 21 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
4. Titullari i QKR-së u nënshtrohet dispozitave që rregullojnë masat, procedurat disiplinore dhe vlerësimin e punës, sipas parashikimeve në legjislacionin e nëpunësit civil. Ministri është eprori direkt, në kuptimin e këtyre dispozitave.
5. Kundër vendimit të ministrit, për aktet e nxjerra në bazë të pikave 1 deri në 4 të këtij neni, ankimi bëhet drejtpërdrejt në gjykatë.