Neni 29 - Subjektet e huaja

Në rastet e regjistrimit të personave juridikë ose shoqërive të thjeshta me ortak, aksioner ose anëtar një person juridik të huaj, përveç dokumenteve të kërkuara sipas llojit të subjektit, aplikimit për regjistrim fillestar i bashkëngjiten edhe dokumentet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “d” të pikës 5 të nenit 28 të këtij ligji, për personin juridik të huaj.