Neni 48 - Çregjistrimi i subjektit tregtar

1. Subjektet çregjistrohen nga regjistri tregtar në rastet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për prishjen dhe pavlefshmërinë e personave juridikë, shpërndarjen e shoqërisë së thjeshtë, në rastet e përfundimit të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike tregtare të personit fizik, si dhe në çdo rast tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

2. Çregjistrimi bëhet:
a) në mënyrë vullnetare nga subjekti;
b) në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë;
c) sipas parashikimit të ligjeve të posaçme.