Neni 50 - Çregjistrimi në rast vdekjeje

Në rast vdekjeje të personit fizik, çregjistrimi mund të kryhet me kërkesë të çdo pale të interesuar dhe me depozitimin e dokumenteve përkatëse. Gjithashtu, çdo palë e interesuar mund të kërkojë çregjistrimin e personit fizik nga regjistri tregtar, duke depozituar vendimin e gjykatës, me të cilin një person është shpallur i vdekur.