Neni 51 - Çregjistrimi me vendim të autoriteteve të tjera

Çregjistrimi nga regjistri tregtar kryhet në bazë të një vendimi gjyqësor të paankimueshëm apo të vendimit përfundimtar të një autoriteti tjetër publik, kur parashikohet nga ligje të posaçme, në rastet e pavlefshmërisë së personave juridikë pas mbylljes së likuidimit në rrugë gjyqësore, të falimentimit apo në raste të tjera, të parashikuara nga ligji.
QKR-ja çregjistron kryesisht subjektin brenda 1 dite nga data e marrjes së vendimit përkatës.