Neni 74 - Kundërvajtjet administrative

1. Subjekti përgjigjet, sipas ligjeve në fuqi, për vërtetësinë e fakteve, të të dhënave të njoftuara dhe të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër.
2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë.
3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë.
4. Mosveprimi i subjektit, i cili sjell si pasojë kalimin në statusin pasiv, sipas nenit 46 të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë.
5. Gjoba aplikohet nga titullari i QKR-së, vendimi i të cilit ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë.