Neni 1 - Përkufizime

Për qëllim të kësaj Marrëveshjeje:
1. Termi “investim” nënkupton çdo lloj të ardhure dhe çdo lloj kontributi në para cash, direkte ose indirekte, në të mira apo në shërbime, të investuara ose të riinvestuara në çdo sektor të veprimtarisë ekonomike, dhe më në veçanti, dhe pse jo ekskluzive, përfshin:
a) pasuritë e tundshme dhe të patundshme, si dhe çdo të drejtë tjetër reale si: hipotekat, privilegjet, pengjet, të drejtat e përdorimit dhe të drejta të tjera të ngjashme;
b) aksionet, të drejtat e koorporimit dhe çdo e drejtë tjetër pjesëmarrjeje, duke përfshirë pakicat ose ato indirekte, në shoqëritë e krijuara në territorin e njërës prej palëve kontraktuese;
c) kreditë, obligacionet, detyrimet në para dhe çdo huadhënie me kontratë që ka një vlerë ekonomike;
d) të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, duke përfshirë të drejtën e autorit, markat tregtare, emrat e bisnesit, patentat, proceset teknologjike, knoë-hoë dhe good will;
e) të drejtat e konfirmuara me ligj ose me kontratë me një palë kontraktuese, duke përfshirë të drejtën për kërkime për: shfrytëzimin, zhvillimin, kultivimin, nxjerrjen ose shfrytëzimin e burimeve natyrore;
parashikon që pasuri të tilla të investohen:
(i) në Republiken e Shqipërisë do të investohen në përputhje me kërkesat e ligjeve, rregullave dhe lejeve të shkruara të saj;
(ii) në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut do të investohen në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre respektive;

2. Asnjë ndryshim në formën ligjore në të cilën vlerat pasurore dhe kapitalet janë investuar ose riinvestuar nuk do të prekë cilësinë e tyre si “investim” në kuptimin e kësaj Marrëveshjeje.

3. Termi “investitor” nënkupton:
- përsa i përket Republikës së Shqipërisë,
a) personat fizikë që kanë shtetësinë e Shqipërisë në përputhje me ligjet e saj;
b) personat juridikë të krijuar në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe që kanë selinë brenda territorit të saj;
- përsa i përket Bashkimit Ekonomik Belgo - Luksemburgas,
a) çdo person fizik që konsiderohet si qytetar i Belgjikës ose i Luksemburgut në përputhje me Legjislacionin Belg ose Luksemburgas;
b) çdo person juridik i krijuar në përputhje me legjislacionin Belg ose Luksemburgas dhe që ka regjistruar zyrën e tij në territorin e Belgjikës dhe të Luksemburgut.

4. Termi “të ardhura” nënkupton vlerën e prodhuar nga një investim dhe në veçanti, por jo ekskluzivisht, përfshin: fitimet, interesat, rritjen e vlerës së kapitalit, dividentet, ruajalitite dhe pagesat.

5. Termi “territor” nënkupton në lidhje me çdo shtet kontraktues, territorin nën sovranitetin e tij si dhe ujrat territoriale, shellfin kontinental dhe zonën nënujore mbi të cilën shtetet kontraktuese ushtrojnë të drejtat sovrane ose të juridiksionit, në përputhje me ligjet ndërkombëtare.