Neni 9 - Marrëveshjet e veçanta

1. Investimet e kryera në pajtim me një marrëveshje specifike të përfunduar midis një pale kontraktuese dhe investitorit të palës tjetër kontraktuese do të mbulohen nga dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe nga ato të marrëveshjes specifike.

2. Çdo palë kontraktuese merr përsipër të sigurojë në çdo kohë që, angazhimet e filluara me investitorët e palës tjetër kontraktuese, do të respektohen.