VENDIM Nr.306, datë 14.5.2004 - PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE (UNMIK), NË EMËR TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE NË KOSOVË, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MISIONIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ADMINISTRATËN E PËRKOHSHME TË KOSOVËS (UNMIK), NË EMËR TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE NË KOSOVË, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për Administratën e Përkohshme të Kosovës (UNMIK), në emër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Fatos Nano

MARRËVESHJE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MISIONIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ADMINISTRATËN E PËRKOHSHME TË KOSOVËS (UNMIK) NË EMËR TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE NË KOSOVË, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN RECIPROKE TË INVESTIMEVE

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara për Administratën e Përkohshme të Kosovës në emër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, këtu më poshtë të referuara si “Palë”, duke dëshiruar të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik për përfitimin reciprok të vendeve, duke synuar të krijojnë kushte të favorshme për investimet e bëra nga investitorët e secilës Palë në territorin e Palës tjetër, duke njohur se nxitja dhe mbrojtja e investimeve në bazë të kësaj Marrëveshjeje do të stimulojë iniciativat investuese në këtë fushë, ranë dakord si vijon: