Neni 12 - Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe përfundimi

1. Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi në datën në të cilën Palët do të njoftojnë njëra-tjetrën se formalitetet e brendshme ligjore të kërkuara për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje janë përfunduar. Ajo do të zbatohet nga data e hyrjes së saj në fuqi dhe do të qëndrojë në fuqi për një periudhë fillestare prej 5 vjetësh dhe mund të rinovohet automatikisht, nëse nuk kundërshtohet nga njëra Palë, për një periudhë të mëtejshme prej 5 vjetësh.

2. Secila Palë mund të përfundojë këtë Marrëveshje, duke njoftuar me shkrim Palën tjetër për përfundimin e kësaj Marrëveshjeje, të paktën 6 muaj përpara datës së përfundimit të saj.

3. Për investimet e bëra para datës së përfundimit të kësaj Marrëveshjeje, kjo Marrëveshje do të mbetet në fuqi për një periudhë të mëtejshme gjatë së cilës ato kanë qenë efektive përpara përfundimit të kësaj Marrëveshjeje.

Bërë në Tiranë, më 19 shkurt 2004 në dy origjinale në gjuhët shqip dhe anglisht, duke qenë të gjitha tekstet me fuqi të barabartë.
Në rast mosmarrëveshje në interpretimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, do të merret për bazë teksti në gjuhën angleze.

PËR INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE NË KOSOVË
Ali Jakupi
MINISTËR PËR TREGTI

PËR KËSHILLIN E MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Anastas Angjeli
MINISTËR I EKONOMISË

PËR MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ADMINISTRATËN E PËRKOHSHME TË KOSOVËS NË EMËR TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE NË KOSOVË
Harri Holkeri
PËRFAQËSUES SPECIAL I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.32, faqe 2595.