Neni 8 - Kushtet më favorizuese

Nëse legjislacioni i ndonjërës prej Palëve ose detyrimet që rrjedhin sipas së drejtës ndërkombëtare ekzistuese apo të vendosur më vonë midis Palëve si plotësim i kësaj Marrëveshjeje, përmbajnë një rregullim, qoftë ky i përgjithshëm apo i veçantë, që u jep investitorëve të Palës tjetër një trajtim më të favorshëm sesa ai i dhënë nga kjo Marrëveshje, ky rregullim do të jetë mbizotërues për aq sa ai është më i favorshëm kundrejt kësaj Marrëveshjeje.