Neni 9 - Zëvendësimi më të drejta të plota (subrogimi)

1. Nëse një Palë ose agjencia e përcaktuar prej saj bën një pagesë për një zhdëmtim, garanci apo kontratë sigurimi kundrejt një risku jotregtar në lidhje me një investim të bërë nga ndonjë prej investitorëve të saj në territorin e Palës tjetër, Pala e fundit do të njohë kalimin e çdo të drejte apo 106 detyrim të këtij investitori tek ish-Pala apo agjencia e përcaktuar prej saj, që të ushtrojë në bazë të zëvendësimit me të drejta të plota, çdo të drejtë në të njëjtën masë sa edhe paraardhësi i tij.

2. Ky zëvendësim do të bëjë të mundur që ish-Pala apo agjencia e përcaktuar prej saj të jetë direkt përfituese e çdo pagese për dëmshpërblim apo kompensim tjetër, që mund të ngarkohet të kryejë investitori.

3. Zëvendësimi i të drejtave dhe i detyrimeve për investitorin e zhdëmtuar do të aplikohet, gjithashtu edhe për transferimin e pagesave efektive në përputhje me nenin 7 të kësaj Marrëveshjeje.