Neni 3 - Trajtimi i investimeve

1. Secila Palë Kontraktuese do t'u japë në territorin e saj, investimeve dhe të ardhurave të investitorëve të Palës tjetër Kontraktuese, një trajtim të drejtë dhe të barabartë dhe jo më pak të favorshëm sesa ai që ajo u ka dhënë investimeve dhe të ardhurave të investitorëve të vet apo sesa ai që ajo u ka dhënë investimeve dhe të ardhurave të investitorëve të një shteti të tretë, cilido qoftë më i favorshëm për investitorët.

2. Secila Palë Kontraktuese do t'iu japë në territorin e saj, investitorëve të Palës tjetër Kontraktuese, përsa i përket drejtimit, mirëmbajtjes, përdorimit ose disponimit të investimeve të tyre, një trajtim të drejtë dhe të barabartë dhe jo më pak të favorshëm sesa ai që ajo u ka dhënë investitorëve të vet ose investitorëve të një shteti të tretë, cilido qoftë më i favorshëm për investitorët.

3. Trajtimi i dhënë në këtë nen do të konsiderohet si detyrim për një Palë Kontraktuese që të shtrijë tek investitorët e Palës tjetër Kontraktuese përfitimet e çdo trajtimi, preference apo privilegji që rezulton nga:
a) ndonjë marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë tërësisht ose kryesisht me taksimin; apo
b) përfshirja tashmë ose në të ardhmen në një zonë të tregtisë së lirë, bashkimi doganor, tregu të përbashkët ose në ndonjë tjetër bashkim ekonomik të ngjashëm.