Neni 4 - Trajtimi kombëtar dhe i kombit më të favorizuar

1. Çdo Palë do t’ju japë në territorin e saj, investimeve ose të ardhurave të investitorëve të Palës tjetër, një trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai që ajo i ka dhënë investimeve dhe të ardhurave të investitorëve të një shteti të tretë, cilido është më i favorshëm për investitorin në fjalë.

2. Ky trajtim nuk do të shtrihet tek privilegjet të cilat secila Palë mund t’ju japë investitorëve të një shteti të tretë, për shkak të anëtarësimit të tyre ose përfshirjes në ndonjë zonë të tregtisë së lirë, bashkimi doganor, tregu të përbashkët ose ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare të ngjashme, ekzistuese ose që do të krijohet në të ardhmen, tek të cilat cilado prej Palëve është ose mund të bëhet Palë.

3. Çdo Palë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e veta, do t’ju japë investimeve ose të ardhurave e investitorëve të Palës tjetër, një trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai i dhënë investimeve ose të ardhurave të investitorëve të vet.

4. Trajtimi i dhënë në këtë nen nuk do të konsiderohet si detyrim për një Palë që të shtrijë tek investitorët e Palës tjetër përfitimet e çdo trajtimi, preference ose privilegji që rezulton nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë tërësisht ose kryesisht me taksimin, përfshirë çdo marrëveshje për evitimin e taksimit të dyfishtë, ose çdo ligj kombëtar që ka të bëjë tërësisht ose kryesisht me taksimin.