Neni 21 - Viti financiar

Viti financiar i Agjencisë fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor. Për çdo vit financiar hartohet bilanci ekonomiko-financiar, i cili vlerësohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Drejtori ekzekutiv, brenda datës 30 prill të çdo viti, i paraqet këshillit bilancin e vitit financiar paraardhës, për shqyrtim dhe miratim.