KAPITULLI I - SFERA E KONVENTËS

  • Neni 1
  • Qëllimet e kësaj Konvente janë:

    a) të merren masat mbrojtëse për të siguruar që birësimet jashtë vendit të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës dhe duke respektuar të drejtat e tij themelore, të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare;

    b) të krijohet një sistem bashkëpunimi midis Shteteve Kontraktuese, për të siguruar që këto masa të respektohen dhe në këtë mënyrë të parandalohet rrëmbimi, shitja ose trafikimi i fëmijëve;

    c) të sigurohet njohja në Shtetet Kontraktuese e birësimeve të bëra në përputhje me këtë Konventë.

  • Neni 2
  • 1. Konventa zbatohet kur një fëmijë, i cili zakonisht banon në një Shtet Kontraktues (“Shteti i origjinës”), është shpërngulur, shpërngulet ose do të shpërngulet në një Shtet tjetër Kontraktues (“Shteti pritës”), ose pas birësimit të tij në shtetin e origjinës, nga bashkëshortë ose nga një person që banon zakonisht në shtetin pritës, ose për qëllime të një birësimi të tillë në shtetin pritës ose në shtetin e origjinës.

    2. Konventa mbulon vetëm birësimet që krijojnë një marrëdhënie të përhershme prind-fëmijë.

  • Neni 3
  • Konventa nuk zbatohet më, në rast se pëlqimet e përmendura në nenin 17 nënparagrafi c, nuk janë dhënë para se fëmija të mbushë moshën tetëmbëdhjetë vjeç.