Neni 2

1. Konventa zbatohet kur një fëmijë, i cili zakonisht banon në një Shtet Kontraktues (“Shteti i origjinës”), është shpërngulur, shpërngulet ose do të shpërngulet në një Shtet tjetër Kontraktues (“Shteti pritës”), ose pas birësimit të tij në shtetin e origjinës, nga bashkëshortë ose nga një person që banon zakonisht në shtetin pritës, ose për qëllime të një birësimi të tillë në shtetin pritës ose në shtetin e origjinës.

2. Konventa mbulon vetëm birësimet që krijojnë një marrëdhënie të përhershme prind-fëmijë.