strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI IV - KËRKESAT PROCEDURIALE NË BIRËSIMIN JASHTË VENDIT

  • Neni 14
  • Personat që zakonisht banojnë në një Shtet Kontraktues dhe që dëshirojnë të birësojnë një fëmijë, zakonisht banues në një Shtet tjetër Kontraktues, i drejtohen Autoritetit Qendror të shtetit ku banojnë zakonisht.

  • Neni 15
  • 1. Në rast se për Autoritetin Qendror të shtetit pritës përmbushen kërkesat që aplikuesit kanë të drejtë dhe janë të përshtatshëm për të birësuar, ai përgatit një raport, i cili përfshin informacion mbi identitetin e tyre, të drejtën dhe përshtatshmërinë për të birësuar, mbi biografinë e tyre, mbi familjen dhe gjendjen shëndetësore, mjedisin shoqëror, arsyet për birësim, mundësinë për të ndërmarrë një birësim jashtë vendit, si dhe karakteristikat e fëmijëve, për të cilët ata do të zgjidhen të kujdesen.

    2. Ai transmeton raportin e Autoritetit Qendror të shtetit të origjinës.

  • Neni 16
  • 1. Në rast se Autoritetin Qendror të shtetit të origjinës përmbushen kërkesat që fëmija është i birësueshëm, ai:

    a) përgatit një raport, i cili përfshin informacion mbi identitetin e tyre, përshtatshmërinë për t’u birësuar, biografinë e tyre, mjedisin shoqëror, historinë e familjes, gjendjen shëndetësore, përfshirë atë të familjes së fëmijës dhe çdo nevojë të veçantë të fëmijës;

    b) i kushton vëmendjen e duhur edukimit të fëmijës dhe formimit të tij etnik, fetar dhe kulturor;

    c) sigurohet që të jenë dhënë pëlqimet në përputhje me nenin 4; dhe
    d) përcakton, në bazë të raporteve të veçanta lidhur me fëmijën dhe prindërit e ardhshëm birësues, nëse vendosja është në interesat më të larta të fëmijës.

    2. Ai transmeton Autoritetin Qendror të shtetit pritës raportin e tij mbi fëmijën provën se janë marrë pëlqimet e nevojshme dhe arsyet e vendimit për vendosjen e fëmijës, duke treguar kujdes që të mos zbulojë identitetin e nënës dhe të babait, në rast se në shtetin e origjinës këto identitete nuk mund të deklarohen.

  • Neni 17
  • Çdo vendim në shtetin e origjinës se një fëmijë duhet t’u besohet prindërve të ardhshëm birësues, mund të merret vetëm në rast se:

    a) Autoriteti Qendror i atij shteti ka dhënë sigurime se prindërit e ardhshëm birësues e pranojnë këtë;

    b) Autoriteti Qendror i shtetit pritës e ka miratuar një vendim të tillë, kur ky miratim kërkohet nga ligji i atij shteti ose nga Autoriteti Qendror i shtetit të origjinës;

    c) Autoritetet Qendrore të të dy shteteve janë marrë vesh që birësimi të kryhet dhe

    d) në përputhje me nenin 5 është vendosur që prindërit e ardhshëm birësues kanë të drejtë dhe janë të përshtatshëm për të birësuar dhe se fëmija është i autorizuar ose do të autorizohet për të hyrë dhe për të banuar përgjithmonë në shtetin pritës.

  • Neni 18
  • Autoritetet Qendrore të të dy Shteteve ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar lejimin e fëmijës që të largohet nga Shteti i origjinës dhe të hyjë e të banojë përgjithmonë në Shtetin pritës.

  • Neni 19
  • 1. Transferimi i fëmijës në Shtetin pritës mund të kryhet në rast se janë përmbushur kërkesat e nenit 17.

    2. Autoritetet Qendrore të të dy shteteve sigurohen që transferimi të bëhet në rrethana të sigurta dhe të përshtatshme dhe, në rast se është mundur, me shoqërimin e prindërve birësues ose të prindërve të ardhshëm birësues.

    3. Në rast se nuk bëhet transferimi i fëmijës, raportet e përmendura në nenet 15 dhe 16 u kthehen mbrapsht autoriteteve që i kanë dërguar.

  • Neni 20
  • Autoritetet Qendrore informojnë njëri-tjetrin lidhur me procesin e birësimit dhe masat e marra për realizimin e tij, si dhe mbi progresin e vendosjes së fëmijës, në rast se kërkohet një periudhë prove.

  • Neni 21
  • 1. Kur birësimi do të bëhet pas transferimit të fëmijës në shtetin pritës dhe kur Autoritetit Qendror të shtetit i duket se qëndrimi i vazhdueshëm i fëmijës me prindërit e ardhshëm birësues nuk është në interesat më të larta të fëmijës, Autoriteti Qendror merr masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës, në mënyrë të veçantë:
    a) për të tërhequr fëmijën nga prindërit e ardhshëm birësues dhe për të gjetur një përkujdesje të përkohshme;
    b) për të siguruar pa vonesë, në konsultim me Autoritetin Qendror të shtetit të origjinës një kujdes alternativ për birësim ose, kur kjo nuk është e përshtatshme, një përkujdesje të përkohshme; birësimi nuk bëhet pa njoftuar më parë, në mënyrën e duhur, Autoritetin Qendror të shtetit të origjinës lidhur me prindërit e ardhshëm birësues.
    c) për të rregulluar, si zgjidhje të fundit kthimin e fëmijës, në rast se këtë e kërkojnë interesat e tij.

    2. Duke pasur parasysh sidomos moshën dhe shkallën e pjekurisë së fëmijës, me të duhet këshilluar dhe kur është rasti, të merret pëlqimi i tij në lidhje me masat që do të merren në bazë të këtij neni.