strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI VI - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 28
  • Konventa nuk prek asnjë ligj të një shteti të origjinës, i cili kërkon ë birësimi i fëmijës, zakonisht banues brenda këtij shteti, të bëhet në këtë shtet ose që ndalon vendosjen ose transferimin e fëmijës në shtetin pritës.

  • Neni 29
  • Nuk ka asnjë kontakt midis prindërve të ardhshëm birësues dhe prindërve të fëmijës apo ndonjë personi tjetër që kujdeset për fëmijën, përderisa të mos jenë plotësuar kërkesat e nenit 4, nënparagrafët a) deri në c) dhe të nenit 5, nënparagrafi a; me përjashtim të rastit kur birësimi bëhet brenda një familjeje ose kur kontakti bëhet në përputhje me kushtet e vendosura nga autoriteti kompetent i shtetit të origjinës.

  • Neni 30
  • 1. Autoritetet Kompetente të një Shteti Kontraktues sigurojnë që të mos jepet informacioni i mbajtur prej tyre në lidhje me origjinën e fëmijës, veçanërisht informacioni në lidhje me identitetin e prindit ose prindërve të tij, si dhe mbi historikun shëndetësor.

    2. Ata sigurojnë që fëmija apo përfaqësuesi i tij të kenë mundësi të njihen me këtë informacion, nën kujdesin e duhur, në rast se këtë e lejon ligji i atij shteti.

  • Neni 31
  • Pa paragjykuar nenin 30, të dhënat personale të grumbulluara ose të transmetuara në bazë të kësaj Konvente, sidomos të dhënat e përmendura në nenet 15 dhe 16 përdoren vetëm për qëllimet, për të cilat janë mbledhur ose transmetuar.

  • Neni 32
  • 1. Asnjeri nuk duhet të nxjerrë përfitime të parregullta financiare ose përfitime të tjera nga një veprimtari që lidhet me birësimin jashtë vendit.

    2. Mund të bëhen ngarkim ose të paguhen vetëm shpenzimet e bëra, përfshirë honorare të arsyeshme profesionale, për personat që janë marrë në birësim.

    3. Drejtorët, administratorët dhe nëpunësit që janë marrë me birësimin nuk marrin shpërblim që është në mënyrë të paarsyeshme i lartë, në raport me shërbimet e kryera.

  • Neni 33
  • Një autoritet kompetent, i cili konstaton se ndonjë dispozitë e Konventës nuk është respektuar apo se ka rrezik serioz që të mos respektohet, informon menjëherë Autoritetin Qendror të shtetit.
    Autoriteti Qendror përgjigjet për të siguruar marrjen e masave të nevojshme.

  • Neni 34
  • Në rast se Autoriteti Kompetent i shtetit të cilit i drejtohet një dokument e kërkon këtë, atij duhet t’i jepet një përkthim i vërtetuar se është në përputhje me origjinalin. Në rast se nuk është vendosur ndryshe, shpenzimet e këtij përkthimi përballohen nga prindërit e ardhshëm birësues.

  • Neni 35
  • Autoritetet Kompetente të Shteteve Kontraktuese do të veprojnë me shpejtësi në procesin e birësimit.

  • Neni 36
  • Në lidhje me një shtet, i cili ka dy ose më shumë sisteme legjislacioni për birësimin, të zbatuara në njësi të ndryshme territoriale:

    a) çdo referencë për banesën e zakonshme në këtë shtet interpretohet si referencë për banesën e zakonshme në njësinë territoriale të atij shteti;

    b) çdo referencë ndaj legjislacionit të atij Shteti interpretohet si referencë ndaj legjislacionit në fuqi në njësinë territoriale përkatëse;

    c) çdo referencë ndaj autoriteteve kompetente ose ndaj autoriteteve publike të atij shteti interpretohet si referencë ndaj atyre që janë autorizuar për të vepruar në njësinë territoriale përkatëse;

    d) çdo referencë ndaj organeve të akredituara të atij shteti interpretohet si referencë ndaj organeve të akredituara në njësinë territoriale përkatëse.

  • Neni 37
  • Në lidhje me një shtet, i cili për birësimin ka një ose më shumë sisteme legjislacioni të zbatueshme në kategori të ndryshme personash, çdo referencë ndaj legjislacionit të atij shteti interpretohet si referencë ndaj sistemit të legjislacionit të përcaktuar me ligj nga ai shtet.

  • Neni 38
  • Një shtet, brenda të cilit njësi të ndryshme territoriale kanë rregullat e tyre ligjore për birësimin, është i detyruar të zbatojë Konventën, ndërsa një shtet me sistem legjislacioni të unifikuar nuk është i detyruar ta bëjë këtë.

  • Neni 39
  • 1. Konventa nuk prek asnjë instrument ndërkombëtar, në të cilët Shtetet Kontraktues janë palë dhe që përmban dispozita për çështje që rregullohen nga kjo Konventë, përveç rasteve kur Shtetet Palë në këtë instrument kanë bërë një deklaratë të kundërt.

    2. Çdo Shtet Kontraktues mund të hyjë në marrëveshje me një ose më shumë Shtete të tjera Kontraktuese për të përmirësuar zbatimin e Konventës në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Këto marrëveshje mund të prishen vetëm nga dispozitat e neneve 14 deri 16 dhe 18 deri 21. Shtetet që kanë përfunduar një marrëveshje të tillë i transmetojnë një kopje organit ku depozitohet Konventa.

  • Neni 40
  • Nuk lejohen rezerva për Konventën.

  • Neni 41
  • Konventa zbatohet në çdo rast kur një kërkesë e bazuar në nenin 14 është marrë mbasi Konventa ka hyrë në fuqi në shtetin pritës dhe në shtetin e origjinës.

  • Neni 42
  • Sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private mbledh, në intervale të rregullta, një Komision të Posaçëm për të shqyrtuar funksionomin praktik të Konventës.