strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI VII - KLAUZOLA PËRFUNDIMTARE

  • Neni 43
  • 1. Konventa është e hapur për nënshkrim nga shtetet anëtare të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private në kohën e sesionit të saj të shtatëmbëdhjetë dhe nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë sesion.

    2. Ajo ratifikohet, pranohet ose miratohet dhe instrumentet e ratifikimit dhe pranimit ose miratimit depozitohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, organi ku depozitohet Konventa.

  • Neni 44
  • 1. Çdo shtet mund të aderojë në Konventë mbasi ajo të ketë hyrë në fuqi, në përputhje me nenin 46 paragrafi 1.

    2. Instrumenti i aderimit depozitohet pranë të njëjtit organ.

    3. Ky aderim ka efekt vetëm për marrëdhëniet midis shtetit aderues dhe atyre Shteteve Kontraktues, të cilit nuk kanë kundërshtim për aderimin e tij brenda gjashtë muajve pasi kanë marrë njoftimin e përmendur në paragrafin (b) të nenit 48. Ky kundërshtim mund të bëhet nga shtetet edhe në kohën kur ata ratifikojnë, pranojnë ose miratojnë Konventën mbas një aderimi. Çdo kundërshtim i njoftohet organit ku depozitohet Konventa.

  • Neni 45
  • 1. Në rast se një shtet ka dy ose më shumë njësi territoriale, në të cilat zbatohen sisteme të ndryshme legjislacioni për çështje që trajton kjo Konventë, ai mund të deklarojë në kohën e nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit se kjo Konventë shtrihet në të gjitha njësitë e tij territoriale ose vetëm në njërën ose në më shumë prej tyre dhe kjo deklaratë mund të ndryshohet duke bërë në çdo kohë një deklaratë tjetër.

    2. Çdo deklaratë e tillë i njoftohet organit ku depozitohet Konventa dhe shpreh në mënyrë të qartë njësitë tërritoriale në të cilat zbatohet Konventa.

    3. Në rast se një shtet nuk bën deklarata në bazë të këtij neni, Konventa do të shtrihet në të gjitha njësitë territoriale të atij shteti.

  • Neni 46
  • 1. Konventa hyn në fuqi në ditën e parë të muajit, mbasi kanë kaluar tre muaj nga depozitimi i instrumentit të tretë të ratifikimit, pranimit ose miratimit, që përmendet në nenin 43.

    2. Pas kësaj Konventa hyn në fuqi:
    a) për secilin shtet që rrjedhimisht ratifikon, pranon ose miraton atë, në ditën e parë të muajit, mbasi kanë kaluar tre muaj nga depozitimi i instrumentit të tij të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit;
    b) për një njësi territoriale, në të cilën është shtrirë Konventa, në përputhje me nenin 45, në ditën e parë të muajit që vjen mbas mbarimit të tre muajve pas njoftimit që përmendet në këtë nen.

  • Neni 47
  • 1. Një Shtet Palë në këtë Konventë mund ta denoncojë atë me anën e një njoftimi me shkrim, drejtuar organit ku depozitohet Konventa.

    2. Denoncimi ka efekt në ditën e parë të muajit, mbasi kanë kaluar dymbëdhjetë muaj pas marrjes së njoftimit nga organi ku depozitohet Konventa. Kur në njoftim përcaktohet një periudhë më e gjatë për hyrjen në fuqi të denoncimit, denoncimi hyn në fuqi pas mbarimit të një periudhe të tillë më të gjatë, mbasi njoftimi të jetë marrë nga organi ku depozitohet Konventa.

  • Neni 48
  • Organi ku depozitohet Konventa njofton shtetet anëtarë të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, shtetet e tjera pjesëmarrëse në sesionin e shtatëmbëdhjetë dhe shtetet që kanë aderuar, në përputhje me nenin 44, përsa më poshtë:
    a) nënshkrimet, ratifikimet, pranimet dhe miratimet e përmendura në nenin 43;
    b) aderimet dhe kundërshtimet ndaj aderimeve, që përmenden në nenin 44;
    c) datën kur Konventa hyn në fuqi, sipas nenit 46;
    d) deklaratat dhe emërimet e përmendura në nenet 22, 23, 25 dhe 45;
    e) marrëveshjet e përmendura në nenin 39;
    f) denoncimet e përmendura në nenin 47.

    Për vërtetim, të nënshkruarit, të autorizuar ligjërisht, nënshkruan këtë Konventë.

    Bërë në Hagë, më 29 maj 1993, në gjuhët anglisht dhe frëngjisht, duke pasur të dy tekstet vlerë të barabartë, në një kopje të vemte, e cila depozitohet në arkivat e Qeverisë së Mbretërisë së Holandës dhe një kopje e vërtetuar e së cilës i dërgohet, nëpërmjet kanaleve diplomatike, secilit shtet anëtar të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private në datën e sesionit të saj të shtatëmbëdhjetë dhe çdo shteti tjetër që ka marrë pjesë në këtë sesion.