Neni 22 - Nënshkrimi dhe hyrja në fuqi

1. Kjo Konventë është e hapur për t’u nënshkruar nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës, shtetet joanëtare që kanë marrë pjesë në përpilimin e saj dhe nga Komuniteti Europian.

2. Kjo Konventë i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose aprovimit.
Instrumentet e ratifikimit, pranimit ose aprovimit depozitohen te Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

3. Kjo Konventë hyn në fuqi në ditën e parë të muajit pas kalimit të një afati tremujor pas datës në të cilën tre shtete, duke përfshirë të paktën dy shtete anëtare të Këshillit të Europës, kanë shprehur pëlqimin e tyre për të respektuar Konventën në pajtim me dispozitat e paragrafit të mësipërm.

4. Në lidhje me çdo shtet të përmendur në paragrafin 1 ose me Komunitetin Europian i cili e shpreh më vonë pëlqimin e tij për të respektuar Konventën, kjo hyn në fuqi në ditën e parë të muajit pas kalimit të një afati tremujor pas datës së depozitimit të instrumenteve të tij të ratifikimit, pranimit ose aprovimit.