KONVENTA MBI JURIDIKSIONIN, LIGJIN E ZBATUESHËM, NJOHJEN, ZBATIMIN DHE BASHKËPUNIMIN NË LIDHJE ME PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE DHE MASAT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

(lidhur më 19 tetor 1996)

Shtetet nënshkruese të kësaj Konvente, duke marrë në konsideratë nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve në situatat ndërkombëtare;
duke dëshiruar të shmangin konfliktet midis sistemeve të tyre ligjore në lidhje me juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e fëmijëve;
duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve;
duke konfirmuar se interesat e fëmijëve janë të një rëndësie parësore;
duke vërejtur se Konventa e 5 tetorit 1961, në lidhje me kompetencat e autoriteteve dhe ligjin e zbatueshëm për mbrojtjen e minorenëve, ka nevojë për rishikim;
duke dëshiruar të vendosin dispozita të përbashkëta për këtë qëllim, duke marrë në konsideratë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve të 20 nëntorit 1989, kanë rënë dakord për dispozitat e mëposhtme: