strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI II - JURIDIKSIONI

  • Neni 5
  • 1. Autoritetet gjyqësore ose administrative të Shtetit Kontraktues, ku fëmija ka banesën e përhershme, kanë juridiksion për të marrë masa në lidhje me mbrojtjen e fëmijës ose të pronës së tij.

    2. Në bazë të nenit 7, në rast ndryshimi të banesës së përhershme të fëmijës në një Shtet tjetër Kontraktues, autoritetet e shtetit të banesës së re kanë juridiksion.

  • Neni 6
  • 1. Për fëmijët emigrantë dhe fëmijët të cilët, për shkak të problemeve të ndodhura në vendin e tyre, janë zhvendosur në një shtet tjetër, autoritetet e Shtetit Kontraktues në territorin e të cilit ndodhen këta fëmijë si rezultat i zhvendosjes së tyre, kanë juridiksionin e parashikuar në nenin 5 paragrafi 1.

    2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm zbatohen gjithashtu për fëamijët, banesa e përhershme e të cilëve nuk mund të përcaktohet.

  • Neni 7
  • 1. Në rast të ndonjë largimi apo mbajtjeje pa të drejtë të fëmijës, autoritetet e Shtetit Kontraktues në të cilin fëmija ka qenë banor i përhershëm, menjëherë para largimit apo mbajtjes, ruajnë juridiksionin e tyre, derisa fëmija të ketë marrë një banesë të përhershme në çdo shtet tjetër:

    a) çdo person, institut ose çdo organ tjetër që ka të drejtat e kujdestarisë, ka rënë dakord për largimin apo mbajtjen;

    b) fëmija ka banuar në këtë shtet tjetër për një periudhë prej jo më pak se një vit pasi personi, instituti apo organi tjetër që ka të drejtat e kujdestarisë, ka ose duhet të ketë pasur dijeni për vendndodhjen e fëmijës, asnjë kërkesë për kthimin e bërë brenda kësaj periudhe nuk është pezull, dhe fëmija është vendosur në ambientin e ri të tij/të saj.

    2. Largimi apo mbajtja e një fëmije konsiderohen të gabuara kur:

    a) shkelin të drejtat e kujdestarisë që i jepen një personi, një institucioni apo ndonjë organi tjetër, kolektivisht ose individualisht, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmija ka qenë banor i përhershëm, menjëherë para largimit apo mbajtjes;

    b) në kohën e largimit apo mbajtjes, kur këto të drejta ushtroheshin, kolektivisht ose individualisht, ose duhet të ishin ushtruar në këtë mënyrë, me përjashtim të largimit apo mbajtjes.
    Të drejtat e kujdestarisë të referuara në nënparagrafin “a” më sipër, mund të lindin veçanërisht përmes funksionimit të ligjit ose për shkak të një vendimi gjyqësor ose administrativ, apo për shkak të një marrëvëshjeje që ka efekt ligjor sipas ligjit të këtij shteti.

    3. Për sa kohë që autoritetet e përmendura së pari në paragrafin 1 e ruajnë juridiksionin e tyre, autoritetet e Shtetit Kontraktues, tek i cili fëmija është larguar ose në të cilin ai ose ajo është mbajtur, mund të marrin vetëm ato masa urgjente që, sipas nenit 11, janë të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës ose pronës së fëmijës.

  • Neni 8
  • 1. Me anë të përjashtimit, autoriteti i Shtetit Kontraktues që ka juridiksion sipas nenit 5 ose 6, nëse gjykon se autoriteti i një Shteti tjetër Kontraktues do të vendosej më mirë në një rast të veçantë për të vlerësuar interesin më të mirë të fëmijës:
    -mund të kërkojë që autoriteti tjetër, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me ndihmën e autoritetit qendror të shtetit të tij, të marrë juridiksionin për të ndërmarrë këto masa mbrojtëse, si ta gjykojë të nevojshme;
    -mund të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe të ftojë palët të paraqesin këtë kërkesë para autoritetit të këtij shteti tjetër.

    2. Shtetet Kontraktuese, autoritetet e të cilëve mund të adresohen siç parashikohet në paragrafin e mësipërm, janë:

    a) një shtet, shtetas i të cilit është ky fëmijë;

    b) një shtet, në të cilin ndodhet pasuria e fëmijës;

    c) një shtet, autoritetet e të cilit janë në shqyrtim e sipër të një kërkese për divorc ose ndarje ligjore të prindërve të fëmijës ose për anulimin e martesës së tyre;
    d) një shtet, me të cilin fëmija ka lidhje të ngushta.

    3. Autoritetet e interesuara mund të procedojnë për një shkëmbim mendimesh.

    4. Autoriteti i adresuar, siç parashikohet në paragrafin 1, mund të marrë juridiksionin në vend të autoritetit që ka juridiksion sipas nenit 5 ose 6, nëse e gjykon se kjo është në të mirën e fëmijës.

  • Neni 9
  • 1. Nëse autoritetet e një Shteti Kontraktues të referuara në nenin 8 paragrafi 2, në rastin e veçantë gjykojnë se janë në pozitë më të mirë për të vlerësuar interesin më të mirë të fëmijës:
    -mund t’i kërkojnë autoritetit kompetent të Shtetit Kontraktues të banesës së përhershme të fëmijës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me ndihmën e autoritetit qendror të këtij shteti, që të autorizohen për të ushtruar juridiksionin për të marrë masa mbrojtëse, të cilat i gjykojnë të nevojshme;
    -mund të ftojnë palët të paraqesin këtë kërkesë para autoritetit të Shtetit Kontraktues të banesës së përhershme të fëmijës.

    2. Autoritetet e interesuara mund të procedojnë për një shkëmbim mendimesh.

    3. Autoriteti që fillon bërjen e kërkesës mund të ushtrojë juridiksion në vend të Shtetit Kontraktues të banesës së perhershme të fëmijës vetëm nëse ky autoritet e pranon kërkesën.

  • Neni 10
  • 1. Pa asnjë paragjykim në lidhje me dispozitat e neneve 5-9, autoritetet e një Shteti Kontraktues, që ushtrojnë juridiksionin për të vendosur në lidhje me një kërkesë për divorc ose ndarje ligjore të prindërve të një fëmije që është banor i përhershëm në një Shtet tjetër Kontraktues ose për anulimin e martesës së tyre, nëse e parashikon ligji i shtetit të tyre, mund të marrin masa për mbrojtjen e fëmijës apo të pasurisë së tij, nëse:

    a) në kohën e fillimit të procedimit, njëri nga prindërit e tij ose të saj ka pasur banesë të përhershme në këtë shtet dhe njëri prej tyre ka përgjegjësi ligjore në lidhje me fëmijën;

    b) juridiksioni i këtyre autoriteteve për të marrë këto masa është pranuar nga prindërit, si dhe nga ndonjë person tjetër i cili ka përgjegjësi prindërore në lidhje me fëmijën dhe kur është në interes të fëmijës.

    2. Juridiksioni i parashikuar në paragrafin 1 për të marrë masa për mbrojtjen e fëmijës ndërpritet nëse vendimi për të lejuar ose refuzuar kërkesën për divorc, ndarjen ligjore ose prishjen e martesës ka marrë formë të prerë, ose procedimi ka përfunduar për ndonjë arsye tjetër.

  • Neni 11
  • 1. Në të gjitha rastet emergjente, autoritetet e ndonjë Shteti Kontraktues, në territorin e të cilit ndodhet fëmija ose prona që i përket fëmijës, ka juridiksion për të marrë masat e nevojshme mbrojtëse.

    2. Masat e marra sipas paragrafit të mësipërm, për sa i përket një fëmije që është banor i përhershëm në Shtetin Kontraktues, do të shfuqizohen nëse autoritetet, të cilat kanë juridiksion sipas neneve 510, kanë marrë masat që kërkohen sipas rrethanave.

    3. Masat e marra sipas paragrafit 1 në lidhje me fëmijën që është banor i përhershëm në një shtet jokontraktues, do të shfuqizohen në secilin Shtet Kontraktues, nëse masat e kërkuara sipas rrethanave dhe ato të marra nga autoritetet e një shteti tjetër njihen në Shtetin Kontraktues në fjalë.

  • Neni 12
  • 1. Në bazë të nenit 7, autoritetet e një Shteti Kontraktues, në territorin e të cilit ndodhet fëmija ose prona që i përket fëmijës, kanë juridiksion për të marrë masa të një karakteri të përkohshëm për mbrojtjen e fëmijës ose pronës së fëmijës, me efekt territorial të kufizuar në shtetin në fjalë, për sa kohë që këto masa nuk janë në mospërputhje me masat e marra tashmë nga autoritetet të cilat kanë juridiksion sipas neneve 5-10.

    2. Masat e marra sipas paragrafit të mësipërm, në lidhje me një fëmijë që është banor i përhershëm në një Shtet Kontraktues, do të shfuqizohen nëse autoritetet të cilat kanë juridiksion sipas neneve 5-10 të kenë marrë një vendim në lidhje me masat mbrojtëse, të cilat mund të kërkohen sipas rrethanave.

    3. Masat e marra sipas paragrafit 1, në lidhje me një fëmijë i cili është banor i përhershëm në një shtet jokontraktues, do të shfuqizohen në Shtetin Kontraktues ku janë marë masat, nëse masat e kërkuara nga rrethanat dhe të marra nga autoritetet e një shteti tjetër janë njohur në Shtetin Kontraktues në fjalë.

  • Neni 13
  • 1. Autoritetet e një Shteti Kontraktues, të cilat kanë juridiksion sipas neneve 5 deri në 10 për të marrë masa për mbrojtjen e fëmijës ose pasurisë së fëmijës, duhet të frenohen nga ushtrimi i këtij juridiksioni, nëse, në kohën e fillimit të procedimit, masat korresponduese janë kërkuar nga autoritetet e një Shteti tjetër Kontraktues që ka juridiksion sipas neneve 5-10 në kohën e kërkesës dhe janë akoma në proces shqyrtimi.

    2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk do të zbatohen nëse autoritetet, para të cilave është paraqitur fillimisht kërkesa për marrjen e masave, nuk kanë juridiksion.

  • Neni 14
  • Masat e marra në zbatim të neneve 5-10 qëndrojnë në fuqi sipas afateve të tyre, edhe nëse një ndryshim rrethanash ka eliminuar bazën mbi të cilat është ngritur juridiksioni, për sa kohë që autoritetet, të cilat kanë juridiksion sipas Konventës, nuk kanë ndryshuar, zëvëndësuar apo përfunduar këto masa.