strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI IV - NJOHJA DHE ZBATIMI

  • Neni 23
  • 1. Masat e marra nga autoritetet e një Shteti Kontraktues do të njihen nga funksionimi i ligjit në të gjitha Shtetet e tjera Kontraktuese.

    2. Megjithatë, njohja mund të refuzohet:

    a) nëse masa është marrë nga një autoritet, juridiksioni i të cilit nuk ishte bazuar në një nga kushtet e parashikuara në kapitullin II;

    b) nëse është marrë masa, përveç ndonjë rasti urgjent, në kuptimin e një procedimi gjyqësor ose administrativ, pa iu dhënë mundësia fëmijës të dëgjohet, në shkelje të parimeve themelore të procedurës së shtetit të kërkuar;

    c) me kërkesën e ndonjë personi që pretendon se masa e cenon përgjegjësinë prindërore të tij ose të saj, nëse kjo masë është marrë, përveç ndonjë rasti urgjent, pa iu dhënë mundësia personit të dëgjohet;

    d) nëse kjo njohje është hapur kundër politikës publike të shtetit të kërkuar, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës;

    e) nëse masa nuk është në përputhje me një masë të mëvonshme të marrë në shtetin jokontraktues të banesës së përhershme të fëmijës, ku kjo masë e mëvonshme përmbush kërkesat për njohje në shtetin e kërkuar;

    f) nëse procedura e parashikuar në nenin 33 nuk ka qenë në përputhje me to.

  • Neni 24
  • Pa paragjykuar nenin 23 paragrafi 1, ndonjë person i interesuar mund të kërkojë nga autoritetet kompetente të një Shteti Kontraktues që ato të vendosin në lidhje me njohjen apo mosnjohjen e një mase të marrë në një Shtet tjetër Kontraktues. Procedura udhëhiqet nga ligji i shtetit të kërkuar.

  • Neni 25
  • Autoriteti i shtetit të kërkuar është i detyruar t’i bindet vendimeve në themel, mbi të cilat ka bazuar juridiksionin e tij autoriteti i shtetit ku është marrë masa.

  • Neni 26
  • 1. Nëse masat e marra në një Shtet Kontraktues dhe të zbatueshme kërkojnë zbatim në një Shtet tjetër Kontraktues, ato do të deklarohen të zbatueshme ose të regjistruara për qëllim zbatimi në këtë shtet tjetër, sipas procedurës së parashikuar në ligjin e këtij shteti, me anë të kërkesës së një pale të interesuar.

    2. Çdo Shtet Kontraktues do të zbatojë deklaratën e zbatueshmërisë ose të regjistrimit në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.

    3. Deklarata e zbatueshmërisë ose e regjistrimit mund të refuzohet vetëm për një nga arsyet e parashtruara në nenin 23 paragrafi 2.

  • Neni 27
  • Pa paragjykuar këtë rishikim, siç është i nevojshëm në zbatim të neneve të mësipërme, nuk do të ketë rishikim në themel të masave të marra.

  • Neni 28
  • Masat e marra në një Shtet Kontraktues dhe të deklaruara të zbatueshme ose të regjistruara për qëllim zbatimi në një Shtet tjetër Kontraktues, do të zbatohen në këtë shtet, sikur të ishin marrë nga autoritetet e këtij shteti. Zbatimi zhvillohet në përputhje me ligjin e shtetit të kërkuar në masën e parashikuar nga ky ligj, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës.