strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI VI - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 40
  • 1. Autoritetet e Shtetit Kontraktues të banesës së përhershme të fëmijës ose të Shtetit Kontraktues ku është marrë masa e mbrojtjes, mund t’i japin personit që ka përgjegjësi prindërore ose personit të cilit i është besuar mbrojtja e fëmijës dhe e pasurisë së tij, një certifikatë, me kërkesën e tij apo të saj, që tregon cilësinë në të cilën ky person është i autorizuar të veprojë dhe kompetencat që i jepen atij apo asaj.

    2. Cilësia dhe kompetencat e specifikuara në certifikatë supozohen t’i jepen këtij personi në mungesë të provës për rastin e kundërt.

    3. Çdo Shtet Kontraktues do të caktojë autoritetet kompetente të bëjnë certifikatën.

  • Neni 41
  • Të dhënat personale të mbledhura ose të transmetuara sipas Konventës, do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur apo transmetuar.

  • Neni 42
  • Autoritetet te të cilat transmetohet informacioni do të sigurojnë konfidencialitet, në përputhje me ligjin e shtetit të tyre.

  • Neni 43
  • Të gjitha dokumentet e paraqitura apo të dorëzuara sipas kësaj Konvente do të përjashtohen nga legalizimi apo ndonjë formalitet i ngjashëm.

  • Neni 44
  • Çdo Shtet Kontraktues mund të caktojë autoritetet te të cilat paraqiten kërkesat sipas neneve 8, 9 dhe 33.

  • Neni 45
  • 1. Përcaktimet e përmendura në nenet 29 dhe 44 do t’i komunikohen Zyrës së Përhershme të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private.

    2. Deklaratat e përmendura në nenin 34 paragrafi 2 do t’i bëhen depozitarit të Konventës.

  • Neni 46
  • Një Shtet Kontraktues, në të cilin sisteme të ndryshme ligjore ose kuadri ligjor zbatojnë mbrojtjen e fëmijës dhe të pasurisë së tij/saj, nuk do të jenë të detyruara të zbatojnë dispozitat e Konventës vetëm për konflikte midis këtyre sistemeve të ndryshme ose kuadrit ligjor.

  • Neni 47
  • Për sa i përket një shteti, në të cilin dy ose më shumë sisteme ligjore apo kuadër ligjor në lidhje me ndonjë çështje të trajtuar në këtë Konventë, zbatohen në njësi të ndryshme territoriale:

    1. çdo refererim për banesën e përhershme në këtë shtet do të interpretohet si referim për banesën e përhershme në një njësi territoriale;

    2. çdo referim për praninë e fëmijës në këtë shtet do të interpretohet si referim për praninë në një njësi territoriale;

    3. çdo referim për vendndodhjen e pasurisë së fëmijës në këtë shtet do të interpretohet si referim për vendndodhjen e pasurisë së fëmijës në një njësi territoriale;

    4. çdo referim për shtetin nga i cili është fëmija do të interpretohet si referim ndaj njësisë territoriale të caktuar me ligjin e këtij shteti ose në mungesë të rregullave përkatëse, të njësive territoriale me të cilat fëmija ka pasur lidhje më të ngushtë;

    5. çdo referim ndaj shtetit, autoritetet e të cilit janë në shqyrtim e sipër të një kërkese për divorc ose ndarje ligjore të prindërve të fëmijës ose për anulimin e martesës së tyre, do të interpretohet si referim ndaj njësisë territoriale, autoritetet e të cilit janë në shqyrtim e sipër të kësaj kërkese;

    6. çdo referim ndaj shtetit me të cilin fëmija ka një lidhje thelbësore, do të interpretohet si referim ndaj njësisë territoriale me të cilën fëmija ka këtë lidhje;

    7. çdo referim ndaj shtetit tek i cili fëmija është larguar apo në të cilin ai apo ajo është mbajtur, do të interpretohet si referim ndaj njësisë territoriale përkatëse tek e cila fëmija është larguar apo në të cilën ai apo ajo është mbajtur;

    8. çdo referim ndaj organeve ose autoriteteve të këtij shteti, të tjera nga autoritetet qendrore, do të interpretohet si referim ndaj atyre të autorizuara për të vepruar në njësinë territoriale përkatëse;

    9. çdo referim ndaj ligjit ose procedurës, ose autoritetit të shtetit në të cilin është marrë një masë, do të interpretohet si referim ndaj ligjit ose procedurës, ose autoritetit të njësisë territoriale në të cilën është marrë kjo masë;

    10. çdo referim ndaj ligjit ose procedurës, apo autoritetit të shtetit të kërkuar, do të interpretohet si referim ndaj ligjit ose procedurës, apo autoritetit të njësisë territoriale në të cilën është kërkuar njohja apo zbatimi.

  • Neni 48
  • Për qëllime të identifikimit të ligjit të zbatueshëm sipas kapitullit III, në lidhje me një shtet i cili përfshin dy ose më shumë njësi territoriale, secila prej tyre ka sistemin e vet ligjor apo kuadrin ligjor, në lidhje me çështjet e mbuluara nga kjo Konventë, zbatohen rregullat e mëposhtme:

    a) nëse ka rregulla në fuqi në këtë shtet, duke identifikuar se cili ligj i njësisë territoriale është i zbatueshëm, zbatohet ligji i kësaj njësie;

    b) në mungesë të këtyre rregullave, zbatohet ligji i njësisë territoriale përkatëse, siç përcaktohet në nenin 47.

  • Neni 49
  • Për qëllim të identifikimit të ligjit të zbatueshëm sipas kapitullit III, në lidhje me një shtet i cili ka dy ose më shumë sisteme ligjore apo kuadër ligjor të ligjit të zbatueshëm për kategori të ndryshme personash në lidhje me çështjet e mbuluara nga kjo Konventë, do të zbatohen rregullat e mëposhtme:

    a) nëse ka rregulla në fuqi në këtë shtet, duke identifikuar se cili nga këto ligje zbatohet, do të zbatohet ky ligj;

    b) në mungesë të këtyre rregullave, zbatohet ligji i sistemit ose kuadri ligjor, me të cilat fëmija ka lidhje më të afërt.

  • Neni 50
  • Kjo Konventë nuk do të cenojë zbatimin e Konventës së 25 tetorit 1980 mbi aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës si midis palëve në të dyja konventat. Megjithatë, asgjë nuk përjashton dispozitat e kësaj Konvente nga nxitja për qëllime të sigurimit të kthimit të fëmijës, i cili është larguar apo mbajtur pa të drejtë ose nga organizimi i të drejtave të hyrjes.

  • Neni 51
  • Për sa i përket Shteteve Kontraktuese, kjo Konventë zëvendëson Konventën e 5 tetorit të vitit 1961 mbi pushtetet e autoriteteve dhe të ligjit të zbatueshëm në lidhje me mbrojtjen e të miturve dhe Konventën që mbulon kujdestarinë e të miturve, nënshkruar në Hagë në 12 qershor 1902, pa paragjykim, për njohjen e masave të marra sipas Konventës së 5 tetorit 196, të përmendur më sipër.

  • Neni 52
  • 1. Kjo Konventë nuk do të cenojë ndonjë instrument ndërkombëtar me të cilin Shtetet Kontraktuese janë palë dhe që përmbajnë dispozita në lidhje me çështjet e trajtuara nga Konventa, për sa kohë që është bërë një deklaratë tjetër nga Shtetet Palë në këtë instrument.

    2. Kjo Konventë nuk cenon mundësinë për një apo më shumë Shtete Kontraktuese për të lidhur marrëveshje që përmbajnë dispozita mbi çështjet e trajtuara nga kjo Konventë, në lidhje me fëmijët që kanë banesë të përhershme në një nga Shtetet Palë në këto marrëveshje.

    3. Marrëveshjet për t’u lidhur nga një apo më shumë Shtete Kontraktuese mbi çështje brenda fushës së veprimit të kësaj Konvente, nuk cenojnë zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente, në marrëdhëniet e këtyre shteteve me Shtete të tjera Kontraktuese.

    4. Paragrafi i mësipërm zbatohet midis shteteve të interesuara edhe për ligjet uniformë të bazuara në lidhje të veçanta të natyrës rajonale apo të një natyre tjetër.

  • Neni 53
  • 1. Kjo Konventë do të zbatojë masa vetëm nëse ato merren në një shtet pasi Konventa ka hyrë në fuqi për atë shtet.

    2. Konventa do të zbatohet për njohjen dhe zbatimin e masave të marra pas hyrjes së saj në fuqi midis shtetit ku janë marrë masat dhe shtetit të kërkuar.

  • Neni 54
  • 1. Ndonjë komunikim i dërguar autoritetit qendror apo ndonjë autoriteti tjetër të një Shteti Kontraktues do të jetë në gjuhën origjinale dhe do të shoqërohet me një përkthim në gjuhën zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të shtetit tjetër, ose, kur kjo nuk është e mundur, do të sigurohet një përkthim në gjuhën frenge ose angleze.

    2. Megjithatë, një Shtet Kontraktues, duke bërë një rezervë në përputhje me nenin 60, mund të kundërshtojë përdorimin e gjuhës frënge ose angleze, por jo të të dyja gjuhëve.

  • Neni 55
  • 1. Në përputhje me nenin 60, një Shtet Kontraktues:

    a) mund të rezervojë juridiksionin e autoriteteve të saj për të marrë masa mbi mbrojtjen e pasurisë së fëmijës të ndodhur në territorin e saj;

    b) mund të rezervojë të drejtën e mosnjohjes së një përgjegjësie prindërore apo mase për sa kohë që nuk është në pëputhje me ndonjë masë të marrë nga autoritetet e saj në lidhje me këtë pasuri.

    2. Rezerva mund të kufizohet për kategori të caktuara të pasurisë.

  • Neni 56
  • Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private do të mbledhë rregullisht një komision special, me qëllim rishikimin e funksionimit praktik të Konventës.