Neni 40

1. Autoritetet e Shtetit Kontraktues të banesës së përhershme të fëmijës ose të Shtetit Kontraktues ku është marrë masa e mbrojtjes, mund t’i japin personit që ka përgjegjësi prindërore ose personit të cilit i është besuar mbrojtja e fëmijës dhe e pasurisë së tij, një certifikatë, me kërkesën e tij apo të saj, që tregon cilësinë në të cilën ky person është i autorizuar të veprojë dhe kompetencat që i jepen atij apo asaj.

2. Cilësia dhe kompetencat e specifikuara në certifikatë supozohen t’i jepen këtij personi në mungesë të provës për rastin e kundërt.

3. Çdo Shtet Kontraktues do të caktojë autoritetet kompetente të bëjnë certifikatën.