Neni 48

Për qëllime të identifikimit të ligjit të zbatueshëm sipas kapitullit III, në lidhje me një shtet i cili përfshin dy ose më shumë njësi territoriale, secila prej tyre ka sistemin e vet ligjor apo kuadrin ligjor, në lidhje me çështjet e mbuluara nga kjo Konventë, zbatohen rregullat e mëposhtme:

a) nëse ka rregulla në fuqi në këtë shtet, duke identifikuar se cili ligj i njësisë territoriale është i zbatueshëm, zbatohet ligji i kësaj njësie;

b) në mungesë të këtyre rregullave, zbatohet ligji i njësisë territoriale përkatëse, siç përcaktohet në nenin 47.