Neni 49

Për qëllim të identifikimit të ligjit të zbatueshëm sipas kapitullit III, në lidhje me një shtet i cili ka dy ose më shumë sisteme ligjore apo kuadër ligjor të ligjit të zbatueshëm për kategori të ndryshme personash në lidhje me çështjet e mbuluara nga kjo Konventë, do të zbatohen rregullat e mëposhtme:

a) nëse ka rregulla në fuqi në këtë shtet, duke identifikuar se cili nga këto ligje zbatohet, do të zbatohet ky ligj;

b) në mungesë të këtyre rregullave, zbatohet ligji i sistemit ose kuadri ligjor, me të cilat fëmija ka lidhje më të afërt.