Neni 52

1. Kjo Konventë nuk do të cenojë ndonjë instrument ndërkombëtar me të cilin Shtetet Kontraktuese janë palë dhe që përmbajnë dispozita në lidhje me çështjet e trajtuara nga Konventa, për sa kohë që është bërë një deklaratë tjetër nga Shtetet Palë në këtë instrument.

2. Kjo Konventë nuk cenon mundësinë për një apo më shumë Shtete Kontraktuese për të lidhur marrëveshje që përmbajnë dispozita mbi çështjet e trajtuara nga kjo Konventë, në lidhje me fëmijët që kanë banesë të përhershme në një nga Shtetet Palë në këto marrëveshje.

3. Marrëveshjet për t’u lidhur nga një apo më shumë Shtete Kontraktuese mbi çështje brenda fushës së veprimit të kësaj Konvente, nuk cenojnë zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente, në marrëdhëniet e këtyre shteteve me Shtete të tjera Kontraktuese.

4. Paragrafi i mësipërm zbatohet midis shteteve të interesuara edhe për ligjet uniformë të bazuara në lidhje të veçanta të natyrës rajonale apo të një natyre tjetër.