Neni 55

1. Në përputhje me nenin 60, një Shtet Kontraktues:

a) mund të rezervojë juridiksionin e autoriteteve të saj për të marrë masa mbi mbrojtjen e pasurisë së fëmijës të ndodhur në territorin e saj;

b) mund të rezervojë të drejtën e mosnjohjes së një përgjegjësie prindërore apo mase për sa kohë që nuk është në pëputhje me ndonjë masë të marrë nga autoritetet e saj në lidhje me këtë pasuri.

2. Rezerva mund të kufizohet për kategori të caktuara të pasurisë.