Neni 63

Depozitari i njofton shtetet palë të Konferencës së Hagës mbi të drejtën ndërkombëtare private, si dhe shteteve që kanë aderuar në përputhje me nenin 58, sa më poshtë:

a) nënshkrimet, ratifikimet, pranimet dhe miratimet e parashikuara në nenin 57;

b) aderimet dhe kundërshtimet përkatëse të parashikuara në nenin 58;

c) datën në të cilën kjo Konventë hyn në fuqi në përputhje me nenin 61;

d) deklarimet e parashikuara në nenin 34 paragrafi i dytë dhe nenin 59;

e) marrëveshjet e parashikuara në nenin 39;

f) rezervat e parashikuara në nenin 54 paragrafi i dytë dhe nenin 55, si dhe tërheqjet e tyre të parashikuara në nenin 60 paragrafi i dytë;

g) denoncimet i referohen nenit 62.

Në dëshmi të kësaj, personat e autorizuar posaçërisht nënshkruajnë këtë Konventë.

Bërë në Hagë, më 19 tetor 1996, në frëngjisht dhe anglisht, të dyja tekstet njëlloj të vlefshme, në një kopje të vetme, e cila do të depozitohet në arkivat e Qeverisë holandeze, e cila, nëpërmjet kanaleve diplomatike, i dërgon një kopje të vërtetuar çdo shteti të përfaqësuar në sesionin e tetëmbëdhjetë të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën ndërkombëtare private.