KONVENTA PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS

(lidhur në 25 tetor 1980)

Vendet nënshkruese të kësaj Konvente, tërësisht të bindura se interesat e fëmijëve janë të një rëndësie të veçantë në çështjet që lidhen me kujdestarinë e tyre, duke dëshiruar mbrojtjen ndërkombëtare të fëmijëve nga pasojat e dëmshme të largimit ose mbajtjes së tyre të padrejtë dhe për të krijuar procedura që sigurojnë kthimin e tyre të menjëhershëm në shtetin e banesës së tyre të përhershme, si dhe për të siguruar mbrojtje për të drejtat e kontaktit, kanë vendosur të lidhin një Konventë për këtë qëllim dhe kanë rënë dakord për dispozitat e mëposhtme.