Neni 8

Çdo person, institucion apo organ tjetër që pretendon se një fëmijë është larguar apo mbajtur në shkelje të të drejtave të kujdestarisë, mund t’i drejtohet autoritetit qendror të vendbanimit të përhershëm të fëmijës ose autoritetit qendror të ndonjë Shteti tjetër Kontraktues për asistencë në sigurimin e kthimit të fëmijës.

Aplikimi do të përmbajë:

a) informacion në lidhje me identitetin e aplikantit, të fëmijës dhe të personit që pretendon se ka larguar apo mbajtur fëmijën;

b) kur kërkohet, data e lindjes së fëmijës;

c) shkaqet mbi të cilat bazohet pretendimi i aplikantit për kthimin e fëmijës;

d) një informacion të nevojshëm në lidhje me vendndodhjen e fëmijës dhe identitetin e personit me të cilin supozohet të jetë fëmija.

Aplikimi duhet të shoqërohet ose shtohet nga:

e) një kopje e vërtetuar e ndonjë vendimi apo marrëveshjeje përkatëse;

f) një certifikatë apo aktbetim që vjen nga autoriteti qendror ose ndonjë autoritet tjetër kompetent i shtetit të vendbanimit të përhershëm të fëmijës ose nga një person i kualifikuar, në lidhje me ligjin përkatës të këtij shteti;

g) çdo dokument tjetër në interes të çështjes.