Neni 17

17.1 Palët Kontraktuese marrin përsipër vënien në zbatim të kësaj Marrëveshjeje nëpërmjet takimeve të përbashkëta vjetore të autoriteteve të përfshira. Organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, dhe aktorët e tjerë joshtetërorë të përfshira në aktivitete për mbrojtjen e fëmijëve mund të ftohen nga Palët Kontraktuese në këto mbledhje. Për mbledhjet (datat, rendin e ditës etj.) Palët Kontraktuese do të bien dakord nëpërmjet kanaleve diplomatike.