Neni 42

Martesa që nuk është lidhur publikisht dhe përpara nëpunësit të gjendjes civile është e pavlefshme.
Kërkesa mund të bëhet nga bashkëshortët, nga prindërit e tyre, nga të paralindurit dhe nga të gjithë ata që kanë një interes të drejtpërdrejtë, si dhe nga prokurori.