Neni 94 - Tejkalimi i të drejtave

Nëse njëri nga bashkëshortët tejkalon të drejtat e tij mbi pasurinë në bashkësi, mund të kërkohet nga bashkëshorti tjetër anulimi i veprimit, nëse më vonë ai nuk ka dhënë pëlqimin për këtë veprim.
Kjo padi mund të ngrihet brenda 1 viti nga data e marrjes dijeni për veprimin dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 vit nga mbarimi i bashkësisë.