strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Pjesëtimi i pasurisë në bashkësi

  • Neni 103
  • Pjesëtimi i pasurisë në bashkësinë ligjore bëhet duke u nisur nga barazia e aktivit dhe pasivit të saj.
    Pasi të jenë zbritur nga bashkësia detyrimet që ajo ka ndaj bashkëshortëve ose të tretëve, pasuria që mbetet ndahet në pjesë të barabarta midis bashkëshortëve.
    Gjykata, në bazë të nevojave të fëmijëve dhe nga fakti se kujt do t’i besohen ata, mund të vendosë në favor të një bashkëshorti kalimin e një pjese të pasurisë së bashkësisë që i takon bashkëshortit tjetër.

  • Neni 104
  • Kur kompensimi bëhet në dobi të njërit bashkëshort, ky i fundit merr nga pasuria e bashkësisë një shumë të barabartë me vlerën që bashkësia i detyrohet atij. Në qoftë se aktivi i pasurisë së bashkësisë është i pamjaftueshëm, bashkëshorti tjetër është i detyruar për diferencën.
    Në rastet kur aktivi i pasurisë nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e bashkësisë ndaj të tretëve, kreditorët kanë të drejtë t’i drejtohen secilit prej bashkëshortëve, të cilët përgjigjen solidarisht. Bashkëshorti që ka shlyer detyrimin e bashkësisë si më sipër, ka të drejtën e regresit ndaj bashkëshortit tjetër për pjesën e detyrimit të shlyer për llogari të tij.

  • Neni 105
  • Në fillim të procedurës së pjesëtimit të pasurisë në bashkësi, bashkëshortët ose trashëgimtarët e tyre kanë të drejtë të marrin pasurinë e luajtshme vetjake, që u përkiste para bashkësisë ose që ata e kanë fituar gjatë bashkësisë në formë trashëgimie ose dhurimi. Në mungesë të provave të kundërta prezumohet se pasuria e luajtshme bën pjesë në bashkësi.