strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU IV - REGJIMI I PASURIVE TË NDARA

  • Neni 115
  • Kur bashkëshortët kanë përcaktuar në kontratën e martesës regjimin e pasurive të ndara, secili prej tyre ruan të drejtën e administrimit, përdorimit dhe disponimit të lirë mbi pasurinë e tij.
    Secili prej bashkëshortëve përballon vetë detyrimet që i kanë lindur atij, para ose gjatë martesës, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 70 të këtij Kodi.

  • Neni 116 - Detyrimet që rrjedhin nga martesa
  • Bashkëshortët kontribuojnë në detyrimet që rrjedhin nga martesa, sipas përcaktimit të kushteve në kontratën e martesës.
    Në rast se kontrata e martesës nuk përmban asgjë lidhur me detyrimet që rrjedhin nga martesa, bashkëshortët kontribuojnë sipas nenit 54 të këtij Kodi.