strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Përpjekjet për pajtim

  • Neni 134
  • Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët.
    Gjyqtari mund t’i dëgjojë ata veçmas secilin dhe më pas bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve të tyre.
    Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak.

  • Neni 135
  • Në rast se në seancën e pajtimit nuk paraqitet paditësi, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit të çështjes.
    Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit.
    Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshme.

  • Neni 136
  • Gjykata mund të shtyjë shpalljen e vendimit deri në 1 vit, kur nuk ka krijuar bindje se përjashtohet çdo mundësi pajtimi e bashkëshortëve.