Konkurrimi i të detyruarve

  • Neni 204
  • Nëse për dhënien e detyrimit për ushqim ka shumë të detyruar të së njëjtës shkallë, të gjithë janë të detyruar solidarisht në dhënien e këtij detyrimi, secili në raport me mundësitë e tij ekonomike.
    Nëse personat e thirrur në një shkallë të mëparshme nuk janë në gjendje që ta përballojnë plotësisht ose pjesërisht detyrimin për ushqim, ky u kalon plotësisht ose pjesërisht personave të thirrur në një shkallë të mëpasme.

  • Neni 205
  • Nëse personat e detyruar nuk bien dakord për kufijtë e detyrimit për ushqim, për shpërndarjen dhe mënyrën e dhënies së tij, sipas rrethanave konkrete, vendos gjykata.