Neni 194 - Detyrimi midis njerkut, njerkës dhe thjeshtërve të tyre

Kanë detyrim për ushqim edhe njerku e njerka ndaj thjeshtërve të tyre të mitur, përveç rasteve kur këta kanë persona të tjerë që kanë detyrimin për ushqim ndaj tyre dhe janë në gjendje ta japin këtë detyrim.
Thjeshtërit kanë detyrimin për ushqim për njerkun dhe njerkën e tyre, kur këta ia kanë dhënë për një kohë të gjatë këtë detyrim dhe janë kujdesur për ta në mituri, jo më pak se 10 vjet. në këtë rast thjeshtërit ngarkohen me dhënien e detyrimit për ushqim njëlloj si ndaj prindërve të tyre.