Inventari

  • Neni 282
  • Kujdestari, brenda 10 ditëve pasi ka marrë njoftimin ligjor për emërimin e tij, duhet të procedojë me inventarin e pasurisë së të miturit.
    Inventari duhet të bëhet brenda 30 ditëve.
    Me kërkesën e kujdestarit, gjyqtari mund të zgjasë afatin e mësipërm, nëse rrethanat e kërkojnë atë.

  • Neni 283
  • Inventari bëhet në praninë e noterit, me pjesëmarrjen e kujdestarit dhe, nëse është e mundur, të të miturit që ka mbushur moshën dhjetë vjeç, si dhe në praninë e dy dëshmitarëve të zgjedhur nga gjykata, mundësisht midis të afërmve ose miqve të familjes. Gjyqtari mund të lejojë që inventari të bëhet pa praninë e noterit, nëse vlera e supozuar e pasurisë nuk e kalon shumën 50 mijë lekë.
    Inventari depozitohet pranë gjykatës.