strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI VI - DISPOZITA KALIMTARE

  • Neni 314
  • Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë zbatohet për marrëdhëniet juridike të krijuara pas hyrjes në fuqi të tij.

  • Neni 315
  • Bashkëpronësia e bashkëshortëve, e krijuar para hyrjes në fuqi të Kodit të Familjes, mund të ndryshojë me marrëveshje të bashkëshortëve, sipas dispozitave të këtij Kodi.
    Pasuria që fitohet nga bashkëshortët pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi, rregullohet nga ky Kod edhe për bashkëshortët që kanë lidhur martesë para hyrjes në fuqi të tij.

  • Neni 316
  • Për afatet e parashkrimit të padisë, që kanë filluar të ecin para hyrjes në fuqi të këtij Kodi, por që nuk janë plotësuar sipas dispozitave të mëparshme, zbatohen dispozitat e këtij Kodi.

  • Neni 317
  • Çështjet që janë në gjykim në datën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi gjykohen sipas Kodit të mëparshëm, derisa vendimi të marrë formë të prerë.

  • Neni 318
  • Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, shfuqizohen Kodi i Familjes, i miratuar me ligjin nr.6599, datë 29.6.1982, dispozitat e ligjit nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes” që vijnë në kundërshtim me këtë Kod, nenet 86 e 87 të Kodit Civil, miratuar me ligjin nr.6340, datë 26.6.1981, si dhe nenet 358-368 e 384 të Kodit të Procedurës Civile, të miratuar me ligjin nr.8116, datë 29.3.1996.

  • Neni 319
  • Ky ligj hyn në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Shpallur me dekret nr.3837, datë 17.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
    Kodi i Familjes hyn në fuqi më datë 21.12.2003