Neni 27 - Delegimi i kompetencave

1. Organet administrative kompetente mund të delegojnë kompetencat e tyre te një organ tjetër i administratës.

2. Organet administrative kompetente mund të delegojnë këto kompetenca tek organet e tyre vartëse.

3. Paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni mund të zbatohen, për aq sa është e përshtatshme, edhe në rastet e delegimit të kompetencave të organeve kolegjiale te drejtuesit e tyre.