Neni 63 - Zgjatja e afateve kohore

Në qoftë se palët që preken nga zbatimi i aktit banojnë ose gjenden përkohësisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë apo në zona të largëta të Republikës, afatet kohore të parashikuara nga ligji fillojnë të llogariten vetëm pas kalimit të:

a) 5 ditëve, kur palët e interesuara janë të vendosura në zona larg vendndodhjes së organit administrativ;

b) 15 ditëve, kur palët e interesuara janë të vendosura në një shtet të Europës;

c) 30 ditëve, kur palët e interesuara janë të vendosura në një shtet jashtë Europës.