Neni 73 - Vërtetimi për dorëzimin e peticionit

1. Palët e interesuara mund të kërkojnë një vërtetim i cili të provojë dorëzimin dhe marrjen e peticionit.

2. Vërtetimi duhet të tregojë faktin e marrjes së peticionit nga punonjësi i administratës dhe listën e dokumenteve të bashkëngjitura.