Neni 104 - Mospagimi i tarifave ose detyrimeve të tjera

1. Procedimi përfundon si pasojë e mospagimit brenda afatit kohor të tarifave ose detyrimeve të tjera, pagimi i të cilave sipas ligjit është kusht për zbatimin e akteve procedurale, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe/ose në nenin 17.

2. Palët e interesuara mund të parandalojnë përfundimin e procedurës në qoftë se ato paguajnë dyfishin e shumës brenda 10 ditëve pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar për pagesën e shumës origjinale.