Neni 118 - Aktet administrative relativisht të pavlefshme

1. Aktet administrative do të quhen relativisht të pavlefshme, në kuptimin e këtij Kodi, kur ato janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, por megjithatë nuk janë absolutisht të pavlefshme.

2. Një akt administrativ relativisht i pavlefshëm është i ankueshëm në rrugë administrative dhe gjyqësore përkatësisht mbi bazën e dispozitave të këtij Kodi dhe të Kodit të Procedurës Civile.