Neni 131 - Akte që nuk mund të ekzekutohen

1. Aktet që nuk mund të ekzekutohen janë:
a) ato akte efekti i të cilave është pezulluar;
b) ato akte kundër të cilave është bërë një ankim me efekt pezullues;
c) ato akte të cilat hyjnë në fuqi vetëm pasi miratohen nga një organ administrativ i ndryshëm nga ai që e ka nxjerrë.

2. Hyrja në fuqi e akteve mund të pezullohet nga organet administrative që kanë kompetencë të revokojnë, nga organet më të larta që kanë kompetencë të shfuqizojnë dhe nga gjykata sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Kreu “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”).